Marrëveshja: FSHF gati të ndërtojë 4 banesa…

Sot Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj u takuan dhe më pas firmosën marrëveshjen që parashikon realizimin e punimeve për rindërtimin e 4 banesave me kontribut të institucionit të futbollit në vend.

Në fjalën e mbajtur gjatë nënshkrimit, Ilir Shulku falënderoi të gjitha federatat partnere, futbollistë të Kombëtares si edhe administratën e FSHF-së, që iu përgjigjën thirrjes për ndihmë dhe siguruan kontributin e vyer financiar për ndërtimin e 2 shtëpive në Bubq, 1 në Shijak dhe 1 në Durrës.

Shulku:

Jam shumë i lumtur që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të Presidentit Duka, firmosim sot këtë marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Ahmetaj për rindërtimin e disa shtëpive të dëmtuara nga tërmeti me donacione të FSHF-së. Kjo marrëveshje vjen në respekt të angazhimit të FSHF-së për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Menjëherë pas tërmetit Federata e Futbollit nisi mbledhjen e fondeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore. Thirrjes tonë për ndihmë iu përgjigjën menjëherë partnerët tanë, si Federata e Italisë, Federata e Islandës, Federata e Kosovës, Federata e San Marinos, Federata e Çekisë dhe Federata e Spanjës. Gjithashtu, iu përgjigjën kësaj thirrje përmes donacioneve edhe lojtarë të ekipit Kombëtar, trajneri Edi Reja, administrata e FSHF-së dhe donatorë të tjerë të jashtëm”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, duke shprehur besimin se me ndihmën e qeverisë, këto familje të hyjnë sa më shpejt në banesën e tyre të re.

“Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë të gjitha këto federata, futbollistët Elseid Hysaj e Thomas Strakosha si edhe administratën për kontributin e tyre financiar. Falë fondeve të grumbulluara do të rindërtohen nga e para 4 shtëpi, më konkretisht 2 në zonën e Bubqit, 1 në Durrës dhe 1 në Shijak për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve, që të rikthehen sa më parë në jetën normale. Me ndihmën e qeverisë ne shpresojmë që ky proces rindërtimi të nisë sa më shpejt, të mos ketë burokracira, që këto familje të hyjnë sa më parë në një banesë të re”, Shulku.

Më tej Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, përshëndeti nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe vlerësoi solidaritetin e treguar nga Federata Shqiptare e Futbollit me familjet e goditura nga termeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!