Duka: Bariç, një ekspert dhe mik

Lamtumira e Oto Bariç, ish- trajnerit kuqezi teksa ndërroi jetë sot në moshën 87 vjeçare, ka patur reagimin e mënjëhershëm të kreut të FSHF-së Armand Duka.

Sipas një postimi të FSHF-së Duka në një postim në rrjete e ka quajtur ish teknikun e Shqipërisë: ‘Një ekspert dhe mik’

Njoftimi i FSHF:

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pas lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta të ish-trajnerit të Kombëtares, Otto Baric. Në mesazhin e publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet se Bariç ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka pasur Shqipëria dhe ka lënë mbresa e kujtime të pashlyera gjatë eksperiencës së tij në stolin kuqezi.

“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç. Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë.
Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumte. Gjithmonë i paharruar, Otto!”, – shkruan Presidenti Duka në reagimin e tij.
Ish-trajneri i Kombëtares, Otto Bariç është ndarë nga jeta të dielën në moshën 88-vjeçare në Zagreb, pasi nuk e fitoi dot betejën me virusin korona. Ai kishte një karrierë shumë të pasur si trajner, duke filluar që nga viti 1964 me Lokomotivën e Zagrebit, e duke vazhduar ndër të tjera me klubet e Dinamo Zagrebit, Salzburgun, Fenerbahçe, SK Sturm Graz, Rapid Vjenë, Shtutgart. Gjithashtu, ai drejtoi Austrinë në edicionin 1999-2001, dhe Kroacinë në vitet 2002-2004, përpara se të merrte drejtimin e Shqipërisë në edicionin 2006-2007. Bariç zëvendësoi në këtë detyrë në qershor të 2006-ës Hans-Peter Brigelin, dhe nga 16 gushti i atij viti e deri më 21 nëntor të 2007-ës, ai e udhëhoqi Kombëtares në 15 ndeshje, miqësore dhe ndeshje zyrtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!