Vllazni e ‘artë’, Duro nis me strategji…

Teuta- Laçi 1-1 (Bregu 3’/ Nuabueze 42′)

Niko Dovana’

Teuta ndalet sërish te barazimi dhe ngërçi për të fituar një ndeshje po kthehet në psikologjike. ‘Djemtë e detit’ sot në shtëpi ndaj Laçit, kaluan shpejt në avantazh teksa Bregu realizoi që në të 3-tën. Më pas bardhezinjtë teksa sot u drejtuan me mjaft kompetencë nga Shpëtim Duro, nisin të organizohen dhe me Nuabuezen nga pika e penalltisë barazuan pak para fundit të pjesës së parë(42′).

Pjesa e dytë evidentoi lojë e nivel të lartë të të dyja skuadrave por herë nxitimi para porte e herë profesionalizmi i dobët i trupës së gjykimit, nuk i dhanë asnjërës skuadër kenaqësinë e golit të radhës.

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Kërçiku, Shehu, Lushkja,Deliu, Musta, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Shpëtim Duro

Gjyqtar: A. Beqiri.

Vllaznia- Partizani 1-0  (Dilaver 86′)

 ‘Loro Boriçi’

Vllaznia e Shkodrës po mund ekipet në fushë por dhe skeptikët në ‘tribuna’. Kryesuesit e edicionit të 82-të pas 7 javëvëve realizuan fitoren e radhës sot në xhiron e 8-të. Dhe të mendosh se fitorja erdhi ndaj Partizanit të Tiranës. Edhe njëherë sulmuesi boshnjak Haris Dilaver vendimtar me atë gol ‘nervash’.

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Hoxhaj, Dilaver.
Trajner: Tomas Brdariç

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Kote, Mala, Cara, Solomon, Kardozo.
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Roxhers Muskaj.

Kukësi-Skënderbeu 3:1 (Eze 19′, 48′, M. Leiria 51′ / Mensah 70′)

Elbasan Arena’

Kukësi zot shtëpie në Elbasan, mposht në të gjitha drejtimet Skënderbeun e Korçës 3-1. Në skenë, ngjitet sërish sulmuesi Eze teksa në 19′-ën dhe 48′-ën shënon dy gola personalë. Më pas Leiria trefishon në të 51-ën. Skënderbeu shënoi golin e nderit me Mensah në mesin e fraksionit të dytë.

Ndërkaq, Kukësi vijon të ndjekë Vllazninë në vend të dytë ndërsa për korçarët, ka alarm në renditje.

Kukësi: Tafa, Demiri, Bytyçi, Lulaj, Kotobelli, Limaj, Taipi, Ibraimi, M. Leiria, Gashi, Eze.
Trajner: Skënder Gega

Skënderbeu: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Qaqi, Meksi, Rrapaj, Mara, Douna, Dumfur, Berisha, Mensah.
Trajner: Julian Ahmataj

Gjqyatar: Enea Jorgji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!