Tirana në ‘ashensor’, Bylis gjën fitoren e parë
Kategoria Superiore java e 8: Tirana- Aplonia 3-0; Bylis- Kastrioti 2-1
Superiorja luajti dy takimet e para të javës së tetë teksa në ‘Selman Stërmasi’, Tirana mundi Apoloninë 3-0 ndërsa në ‘Adush Muça’ Bylis me shumë vështirësi gjeti fitoren e parë sezonale ndërsa mundi Kastriotin në shifrat 2-1.
‘Selman Stërmasi’:
Tirana pas asaj fitoreje deçizive me Laçin në transfertë 0-1, bardheblutë sot marrin dhe tri pikë të tjera ndaj një Apolonie e cila sikundër dhe në takimet e tjera tregon se nuk ka përgatitjen e duhur fizike e psikologjike.
Golat erdhën në pjesën e dytë me Ismajgecin, Bathën dhe Muçin. Tirana në kuotën e 12 pikëve.
‘Adush Muça’:
Bylis i flaktë në minutat e para. Ndaj Kastriotit duhej me çdo kusht fitorja dhe ajo ka ardhur. Inspiruar nga goli i shpejtë i Ndrecës teksa laçiani shënoi në të 7-ën, Memetllari dyfishoi në të 18-ën duke i dhënë siguri suksesit ballshiot.
Gjithësesi, krutanët ende nuk e kishin thënë fjalen e tyre. Skuadra e Ndreut sposton lojën në gjysmëfushën vendase dhe krijon raste të shumta për gol. Ai do të vinte në fund të fraksionit të parë me De Silvën. Megjithë supremacinë e Kastriotit në të dytën shifrat mbetën 2-1 për Bylis.