Voltana Ademi: Do e mbështes Vllazninë në çdo kohë…

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e ndoqi nga tribuna e ‘Loro Boriçi’-t suksesin e sotëm të Vllaznisë ndaj Partizanit 1-0.

Pas takimit, numri një vendor i qytetit më të madh në veri u prononcua për ‘Supersport’ duke theksuar se Vllaznia, aksionet e saj, tashmë janë “shitur”:

Ademi:

Suksesi?

Besoj se kemi bërë një hap të rëndësishëm me bashkëpunimin dhe partneritetin me zotin Xhaferi që përbën sukses. Edhe pjesa teknike po bën atë që duhet. Jam e kënaqur dhe rezultatet flasin vetë. Loja në fushë është emocion në vete.

Mund ta kishit bërë Vllazninë më përpara…

Kam qenë e hapur për bashkëpunimin, ndodhi këtë vit dhe jam e kënaqur. Fakti që po e realizojmë është gjë pozitive për qytetin, Vllazninë dhe mbi të gjitha drejt shitjes së klubit dhe në këtë rast ky rezulat është dëshmi e arritjes, është treguesi për të shkuar drejt synimit tonë.

Do premtoni ndonjë gjë nëse del kampione?

Unë jam tifoze në fakt, si tifoze jam pozitive e do të lumturohesha shumë nëse pritshmëria plotësohet. Synimi që ka skuadra për të arritur rezultate shpresoj të plotësohet dhe si tifoze e mbështes. Nga ana tjetër, si kryetare bashkie do të vazhdoj të mbështes skuadrën e klubin edhe kur të mos menaxhohet nga Bashkia. Bashkia jonë financon më shumë se bashkitë e tjera se kemi në gjenezë sportin. Premtimi im është që do të mbështetim me financa edhe në vijim sportin.

Privatizimi?Kuadri ligjor ka pak muaj që është miratuar në parlament, është miratuar edhe raporti i vlerësimit dhe fillimi i procedurave. Në dijeninë time prefekti e ka miratuar po presm të mbërrijë ligjshmëria që të fillojmë ankandin që këtë vit, si e përcakton ligji. Nëse do të ketë konkurrentë, besoj patjetër. Ky klub është i shitur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!