Halili: Tirana nuk ka bërë largime

Presidenti: Majkëll Ngo mund të bëhët pjesë e Tiranës.

Refik Halili duket se nuk e ka patur shumë mendjen te ‘pikët’ e sotme në përballjen shtëpiake me Partizanin.

Pas ndeshjes përfunduar 0-0, presidenti për mediat sportive ka dhënë disa përgjigje që kanë të bëjnë me largimet nga skuadra dhe gjykimet. Për Majkëll Ngo thotë se mund të bëhët pjesë e Tiranës.

Halili:

Përfitoj nga rasti t’u them se në intervistat që kam dëgjuar që klubi ka bërë shumë largime, ne kemi vetëm dy, janë Kobina e Ngo. Nuk dua të shpjegoj më gjatë se kaq. Kobina i mungonte kontrata në maj. Në përfundim na ka mbetur vetëm Ngo, ndaj skuadra është e plotë.

Kam besim si vjet, futbollistët janë bashkë në grup, kam besimin që skuadra do të ecë e marshojë para. Jo për këtë ndeshje që bëri sot, por kam besim se është ekip i mirë. Na mungojnë ende lojtarë, por do të kemi një skuadër që do të përfaqësojë bluzën i gjithë grupi, në mënyrë të shkëlqyer, për të shkuar drejt objektivit që Tirana e ka gjithmonë titullin.

Gjykimi?

Unë i kam thënë të gjithëve në klub, ne kurrë të mos flasim për arbitra, se janë pjesë e lojës. Ka gjëra që ndodhin si ishte rasti sot, ky ishte fati, të shohim para.

Ngo?

Ngo ka një javë që rri te ne, por është e kotë të flasim se të shohim çfarë negociatash do të kemi. Të shohim. Mund të jetë pjesë. Kam dëgjuar disa fjalë në intervistën e tij dhe them që nuk është ashtu, jua them me dokumenta informacionet.

Ne kemi akoma punë për të bërë, besoj se stafi, si ka ardhur Nevili në drejtim, po punon dhe nuk ka pasur shumë kohë për të bërë skemat që mendon. Megjithatë është punë e tij, shpresoj të ecim para. Futbollistë janë dhe do të ecim para.

Kobina do të ikte në maj si lojtar i lirë. Kishte një ofertë prej 220 mijë dollarësh, ishte gati të paguante dhe nga xhepi që të largohej. Ndryshe do të ikte në maj me parametër zero dhe ne nuk do të përfitonim asgjë”, tha kreu bardheblu pas derbit. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!