Dominon Tirana, derbi pa gola


Derbi 159-të, nis me sensibilizimin për barazinë gjinore. Luhet me frikë, Tirana më pranë fitores, i mungoi ‘Çelhaka, Ngo’ dhe goli.

‘Air Albania Stadium’/ Kategoria Superiore java e 6-të: Tirana- Partizani 0-0

Penallti apo jo në rastin Muçi ndërsa luhej e 89′-ta, Tirana e sotme u shfaq kompetitive në derbi me Partizanin në barazimin 0-0.

Për javën e 6-të derbi i kryeqytetit luajtur në një terren jo fort komod si ai ‘Air Albania Stadium’ dhuroi pak emocione krahasuar me duelet e së kaluarës mirpo në gjysmën e dytë të fraksionit të dytë, loja pati një marsh më shumë dhe Tirana u pa shumë herë më kërkuese.

Momenti deçiziv i ndeshjes erdhi në fund teksa Ernest Muçi pasi u fut në zonë, u ndal nga gjuri i Jasir Asanit. Për bardheblutë penallti ‘neto’ për gjyqtarin Xhaja, loja duhet të vijojë.

Nuk ka kohë, tri minutat shtesë ikin shpejt dhe Partizani me vështirësi merr pikën e 11-të në këtë kampionat. Tirana i ngaju ‘Tiranës kampione’ me dallimin e vetëm se i mungoi ‘Çelhaka, Ngo’ dhe goli.

Skeda:

Tirana: Bekaj, Hoxhallari, Najdovski, Vangjeli, Ismajlgeci, Toshevski (76′ Halili), Batha, Toli, Danso, Torasa (88′ Giamfi), Muçi.
Trajner: Nevil Dede

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Solomon, Broja, Bardhi (79′ Kordeiro), Mala (88′ Cara), Kardozo (85′ Asani).
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!