Kupa në tri ditë, Vllaznia të premten Laçi të shtunën

Arsyeja e spostimit të dy takimëve Vllaznia-Elbasani dhe Laçi-Egnatia lidhet me gjëndjen e impiantëve të rimbjella në Shkodër e Laç.
Kupa e Shqipërisë, parashikuar të luhet në mesjavë, shpërndahet përgjatë gjithë javës. Kështu për 1/8 e edicionit të 69-të, skuadrat pritëse të kualifikuara në turin e parë do të jenë sërish pritës në fushat e tyre. Edhe këtë fazë të Kupës, përballjet janë me një takim.
Kështu në Grupin A , Tirana ka punë me Korabin, Laçi pret të shtunën Egnatian ndërsa Teuta- Kastrioti dhe Bylis- Dinamo luajnë të enjten.
Në Grupin B, Kukësi-Besa, Skënderbeu-Pogradeci dhe Partizani-Apolonia të enjten ndërsa Vllaznia-Elbasani, spostohet për të premten.