Egbo: Kobina, lojtari më i mirë i Superiores

Tirana luan nesër ndaj Korabit për një biletë për 1/8 e e Kupës së 69 të Shqipërisë. Para këtij dueli me dibranët,Emanuel Egbo ka folur sot për situatën aktuale të skuadrës planet e afërta por dhe çështjen Kobinah’ i cili dje u dënua nga drejtësia për të kryer 100 orë punë në favor të shoqërisë.

Rrezikun e largimit të mesfushorit të Tiranës nga kampionati, ai e quan humbje të madhe. Tekniku ndër të tjera, pranon se mungesat e shumëta penalizojnë. Nga Tirana janë ftuar te ekipet Kombëtare kuqezi disa lojtarë…

Egbo:

Ndeshja me  Teutën?

Normalisht, që është një ndeshje që s’duhej ta humbisnim minimalisht, të ndahej me barazim. Kemi ndeshje nesër, aty jemi më shumë të përqëndruar. Kampionati është i gjatë. Kemi parasysh që kemi bërë analiza që si humbëm dhe çfarë nuk bëmë mirë, dhe ç’do bëjmë më tej. Mendjen e kemi te kupa, pastaj te kampionati”.

Mungesat?

Normal, sa më shumë lojtarë të kemi, aq më mirë është. Që të jemi më të freskët duhet të pushojmë disa lojtarë. S’kemi çfarë të bëjmë. Me ata që kemi, me ata do të përballemi nesër”.

Kobinah largohet?

“Nuk e di. Duhet të pyesni drejtuesit e klubit, jam trajner brenda fushe, jashtë saj nuk e di se çfarë ndodh. Ju e dini që lajmin e largimit të tij e kanë nxjerrë në Ganë. Nëse largohet, nuk kemi çfarë të bëjmë, kemi lojtarë të tjerë. Shpresojmë që të ketë mundësi të marrim një tjetër. Ai është nga të mirët e kampionatit. Do jetë për mungesë për kampionatin, jo vetëm për Tiranën”.

Të rinjtë nesër?

Nuk ka ndeshje të lehtë dhe të vështirë, e bën ekipi. Nëse e nënvlerëson rivalin, bëhet takim i vështirë. Mund të jetë e lehtë apo jo, për mua është njësoj. Nëse e vlerëson ekipin maksimalisht, merr maksimumin. Ata që futen, dueht të marrin maksimumin”.

Ecuria?

Kanë qenë takime të ndryshme. Me Kukësin, qarkulluam topin, administruam ndeshjen. Duhet të shikojmë si na bëjnë presion, si të nxjerrim topin. Duhet të mësojmë dhe të punojmë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!