Partizani nga Librazhdi, thjeshtë ndaj Ilirisë
Nga: Haxhi Balliu
Kupa e Shqipërisë turi i parë: Partizani-Iliria 5-0
Shpërthen me 5 gola Partizani i pezulluar për dy sesione nga FIFA për të mos kryer merkato. Të kuqtë, dominuan në turin e parë të Kupës së 69-të Ilirinë e Kategorisë së Dytë në Librazhd, stadiumi i të cilit, ishte streha e skuadrës së kuqe.
Partizani e ka kërkuar golin që në minutat e para,kur në të 9’ Solomon, kishte rastin më ideal. Do të kalonin 6 minuta të tjera,kur po ky futbollist vihet përballë portierit fushkrujas,por nuk arrin të shënojë, për meritë të portierit.
Do të vinte e 29-ta minutë, kur Asani,në një ditë të mirë, gjuan me kokë në të djathtë të portierit dhe topi kalon ngjitur me shtyllën në të djathtë të kuadratit.
Në të 21’ Solomon nuk gabon më për të tretën herë,në afrësi të portës jo më larg se 5 metra ka shënuar golin e parë. Ngulmon skuadra e Ilir Dajës dhe në të 38’ Partizani fiton një penallti,të cilën e kthen në gol Asir Asani.
Pjesa e dytë do të nis me gol,pasi në të 49’ është Broja që pas një goditje këndi,ka kërcyer me kokë duke e çuar në tre, serinë e golave për ‘Demat’.
Nuk kanë kaluar më shumë se tri minuta nga ky gol dhe është Solomon që më një lëvizje të mirë në zonë e përfundon aksionin brenda rrjetës për të katërtin.
Me përkrahje tifozësh, nga larg impiantit modest të Librazhdit, kryeqyetasit e kuq, ia dalin të shënojnë edhe golin e 5-të në të 69’-ën me Kordieron.
Partizani pas këtij goli duket se ul disi ritmin teksa Teqja, portieri i skuadrës së Dajës, u pa në rolin e spektatorit. Iliria e teknikut Fatmir Sala, çaloi tërësisht. Partizani në turin e dytë pret Apoloninë.