Martini: Jemi gati, objektiv titulli

Tekniku i Teutës: “Kur fiton Kupën dhe Superkupën fiton edhe më shumë eksperiencë e vetëbesim”

Ekipi i parë zyrtar që do sfidojë Tiranën në betejen për titull për edicionin 2020-21 është Teuta e Durrësit. Ndonësne më heret diçka të tillë por me nuanca më të thjeshta pretendimi e shfaqen tekniku i Partizanit Daja dhe homologu i tij te Kukësi, Gega, Edi Martini e shpreh me gjithë forcën e nevojshme. “Po jemi me objektiv për të fituar titullin”,- thotë shkodrani që edicionin e kaluar në krye të durrësakëve fitoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Martini në konferencë shtypi përpara takimit me Skëndërbeun nesër:

Filloi…

U mësuam gjatë pandemisë me gati dy muaj e gjysmë pushim. Pastaj edhe motivimi ishte çështje në vete. Mendoj se jemi gati psikologjikisht dhe fizikisht.
Jam mësuar me presion edhe kur isha futbollist. Presioni është pjesë e punës sonë dhe më pëlqen kjo gjë.

Titulli? Edhe po të mos dua ta them, jeni ju që e keni trumbetuar. Është e pritshme diçka e tillë.

Lojtarët që janë në ekip e çuan vetë stekën lart sezonin e shkuar, duke fituar Kupën dhe Superkupën. Natyrisht që mendimi është që të jemi për titullin kampion. Bashkë me djemtë mendojmë se do të jemi në luftë për titull deri në javën e fundit.

Pozicioni i Bregut në fushë? Dejvi është një djalë inteligjent dhe mundet të luajë në çdo rol. Është vlerë e shtuar e skuadrës sonë dhe do të luajë aty ku do të kemi nevojë.
“Opsionet e shumta në sulm? Normalisht konkurrenca është e mirë, duke pasur që vjet ktheja kokën nga pankina dhe e kisha të vështirë të hidhja një lojtar në fushë. Ishin djem të rinj. Sivjet kemi shumë lojtarë”.

Ne do hyjmë në çdo ndeshje për fitore, nga fillimi e deri në fund. Jemi ndërtuar të tillë dhe eksperienca e lojtarëve na bën të flasim kështu, sikurse edhe ajo që kanë paraqitur në fushën e lojës, grinta, dëshira dhe pjekuria që kanë. Normalisht kur fiton Kupën dhe Superkupën fiton edhe më shumë eksperiencë dhe fiton vetëbesim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!