Egbo para Kukësit: Jemi ekpi për tu mundur

Do të jetë një ndeshje të vështirë. Tirana- Kukësi e spostuar në stadiumin ‘Skënderbeu’ për shkak të mungesës së impinatëve të disponueshëm në Tiranë, e tremb disi teknikun nigerian të bardhebluve.

Trajneri i kampionëve të Shqipërisë për Kategorinë Superiore Emanuel Egbo, ka zhvilluar konferencën e zakonshme për shtyp, teksa para gazetarëve ka folur në ambientet e hapura të ‘Skënder Halili’-it.

Në epiqendër ishin mungesat te shumta, rpitës në Korçë dhe situata të nxehta rreth atmosferës në klub. Shpesh në përgjigje Ego dukej disi nervoz…Luan nesër me Kukësin në Korçë.

Është një ndeshje e rëndësishme dhe çdo ndeshje në këtë kampionat është e rëndësishme. Nuk ka asnjë përballje të lehtë. Mendoj se të gjithë ekipet janë njëlloj, sidomos në nisjen e kampionatit, kur nuk dihet se në çfarë gjendje janë ekipet dhe në po e shohim se në çfarë gjendje jemi aktualisht”.

Mungesat? 

Normalisht që janë mungesa, që do i ndiejmë shumë, por kam besim se lojtarët që do jenë në fushë do bëjmë maksimumin”.

Humbjet  me Kukësin vjet?

Po flasim për kampionatin 2020-2021, nuk dua të kthehem mbrapa sepse ndeshja, që kemi para është e rëndësishme. Në fund e rëndësishme është se kush e ka fituar kampionatin, jo kush ka fituar në përballjet direkte.

Kampionatet kanë treguar edhe në vende të tjera se ekipet e vogla në letër janë ekipe më të vështira. Këtë e bëmë ne, kundërshtari nuk e bëri dhe fituam kampionatin. Prandaj them se çdo ndeshje është njësoj për ne dhe do marrim një nga një”.

Kampionatet kanë treguar edhe në vende të tjera se ekipet e vogla në letër janë ekipe më të vështira. Këtë e bëmë ne, kundërshtari nuk e bëri dhe fituam kampionatin. Prandaj them se çdo ndeshje është njësoj për ne dhe do marrim një nga një”.

Formacioni?

Të gjithë ekipet dhe ne nuk e dimë formacionin tonë dhe të atyre. Ndoshta ata mund të na kuptojnë më shumë neve. Kur të zhvillohen dy-tre ndeshjet e para do e kuptojmë formacionet dhe sistemet e lojës”.

Dënimet e Bathës dhe Torasës dhe formacioni i mundëshëm?

Sapo ka filluar kampionati. Nuk e di ku e shikoni, nuk e kuptoj. Për ne nuk është presion negativ. Është presion i duhur për ne dhe e mban lojtarin në ton dhe përgjegjësi. Siç e thashë, ne jemi kampionë në fuqi dhe jemi ekipi për tu mundur. Këtë e dimë vetë dhe presim ta mësojnë edhe lojtarët e rinj. Shpresojmë të ambientohen sa mirë.

Nuk e vendos unë 11-shen e parë. E vendosin lojtarët. Lojtarët që janë mirë fizikisht dhe ata që janë gati mendërisht dhe psikologjikisht do jenë në fushë”, Egbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!