Cungu: Kemi mungesa por duam tri pikë

Armando Cungu me Laçin e tij pas një prezantimi dinjitoz në Europë teksa kaloi një tur, nis kampionatin e 82-të Kombëtar në transfertën e Ballshit.

Shkodrani i njohur ka arritur të kristalizojë një tjetër grup fitues dhe me afrimet cilësore të verës, duket se do të tentojë të fitojë për herë të parë titullin kampioin. Gjithsësesi, 47 vjeçari nuk e jep ‘vedin’ kur thotë: “Jemi këtu për të dhënë maksimumin. Në fund llogaritë’.

Cungu për ‘Sporti im.al’:

Nisni në transfertë me Bylis…

Po, dhe nuk është se kam ndonjë peng nëse luajmë jashtë apo brenda. Ballshi ka një skuadër konkuruese dhe duhet kujdes të shtuar në fushë.”

Gjendja te Laçi?

Nuk po kalojmë një situatë të mirë pasi disa nga futbollistët janë ende të dëmtuar dhe të tjerë që janë në pikëpyetje për tu aktivizuar. Realisht do më duhet të vendos vetëm pak çaste para takimit se më kë do zbresim në fushë.

Të dëmtuar?

“Ata që nuk kanë asnjë shans për tu aktivizuar janë Shehu, Teko dhe Kërçiku. Megjithatë edhe prurjet e reja janë ende jo të gatshëm. Harmon pas dëmtimit me Tiranën ende jo gati ashtu sikunder dhe të tjerë…”

Synohet fitorja?

Ne si skuadër e kemi të qartë se tri pikë janë objetiv kudo që do zbresim në fushë. Si në Adush Muça’ ashtu dhe në Laç apo gjetkë. Nëse mund të thëm kështu, minimumi nuk duhet të dalim pa pikë nga transeferta e nesërme.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!