Brdariç: Të shfrytëzojmë mundësitë tona…

Në start të kampionatit të 82-të kombëtar të futbollit, Vllaznia do të presë nesër në ‘Loro Boriçi”, Apoloninë e Fierit. Trajneri i kuqebluve kroato-gjermani Tomas Brdariç, ka folur ditën e sotme në konferencë për shtyp, ndërsa ka theksuar se lojtarët e tij ndihen gati dhe në 100% të formës.

Ndeshja me Apoloninë?

Çdo ndeshje e marrim si të jetë finale dhe për momentin jemi të fokusuar 100 përqind te Apolonia dhe do të shpërthejmë. E dimë që Apolonia është ngjitur së fundmi në Superligë dhe ka qëllimet e veta. Duket të shfrytëzojmë mundësitë tona”.

Euforia e Kupës ?

“Rezultatet pozitive, qofshin të thella ose jo sjellin entuziazëm. Tani është fillimi i sezonit, por mos harroni se kemi tre muaj që përgatitemi. Sipas bisedave me lojtarët ata janë gati dhe 100 përqind”.

Frikë nga kundërshtari?

“Nuk kam frikë, por kam respekt për Apoloninë. Një ndeshje e mirë dhe një fitore do jetë e mirë për të gjithë, për ne, tifozët, publikun dhe qytetin”, u shpreh Bërdariç

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!