Gasperini: Gjimshiti është gati…

Do të presë Liverpulin në Champions nesër në mbrëmje por Xhan Piero Gasperini nis konferencën duke iu referuar Klopit. Të dyja skuadrat janë në krye të grupit me 6 (Liverpul) dhe 4 (Atalanta) pikë. Aty ku bëjnë pjesë dhe Ajaks e Midtjlland.

Berat Gjimshiti është rekuperuar. E deklaron tekniku në konferencë…

Gasperini:

“Klop tha se Liverpuli do të duhet të jetë shumë i etur për të mbrojtur nesër”. Çfarë mendoi ai?

Kjo është një nga pyetjet e shtruara në konferencën për shtyp pë trajnerin e Atalantës Gasperini, i cili u përgjigj kështu në prag të ndeshjes kundër Liverpul.

Unë mendoj se kjo është baza e ekipeve më sulmuese si ne ose Liverpul. Baza gjithmonë fillon me aftësinë për të fituar përsëri topin dhe për të pasur një bazë të mirë mbrojtëse. Kjo vlen edhe për skuadrat më sulmuese që ekzistojnë”, tha ai.

Gasperini që vazhdon. “De Roon dhe Gosens do të jenë jashtë, për pjesën tjetër ne kemi shpresë për ti rikuperuar. Nuk kanë lëndime të veçanta pak lodhje për Romeron, Hateboer dhe Palominon, por ekziston një shans për t’i rikuperuar. Gjimshiti dhe Toloi janë rikuperuar “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!