Anglezë të frikshëm, 4 fitore pa asnjë gol të pësuar

Anglia nis dominimin e frikshëm në Champions League. Në dy ditë të 4 skuadrat angleze pjesëmarrëse në Grupe fituan thellë në tregues.

Katër fitore në katër ndeshje, për një total prej katërmbëdhjetë golash të shënuar dhe zero të pësuar: Liverpul dhe Mançester Siti të martën mundën përkatësisht Midtjylland 2-0 dhe Marsejën 0-3.

Ndërkaq Çelsi dhe Mançester Junajtid dje, dolën edhe më mirë: Blutë e Londrës, dërrmuan 0-4 me Krasnodarin rus ndërsa Junajtid, frikshëm: 5-0 ndaj gjermanëve kryesues të Bundesligës aktuale Lajpcig.

Pa shtuar këtu pritshëritë e sotme në Europa League teksa Arsenal, Totenhem dhe Lester, shihen si favorite në takimet e dyta në grupe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!