Kualifikohet Vllaznia, femrat krenari

Liga e Kampionëve për Ferma në ‘Loro Boriçi’ turi i parë: Vllaznia- ALG Spor 2-2 (3-3 në shtesë dhe 3-2 me penallti)

Vllaznia u kualifikua në turin e dytë të Ligës së Kampionëve për femra. Skuadra shkodrane triumfoi pas penalltive përballë ekipit turk të ALG Spor Kulubu në takimin e luajtur të martën në ‘Loro Boriçi’.

Fillimisht Gjini i dha avantazhin skuadrës shkodrane për të mbyllur në përparsësi 45 minutat e para. Skuadra turke barazoi në pjesën e dytë por ishte sërish Gjini ajo që kaloi para ekipin e Vllaznisë në minutën e 70 të ndeshjes.

Nuk ka paqe pasi pa kaluar tri minuta nga entuziazmi kuqeblu vjen barazimi numër 2. Curraj u ndëshkua me karton të kuq në të 95-ën. Në shtesë drama ndjek sërish teksa në të 118-ën ekipi mik shënoi golin e epërsisë.

Shkodranët bjënë atë që askush nuk mundi ta besojë, të barazojnë në limite me Bajraktarin për t’ju drejtuar llotarisë së penalltive. Aty ku Vllaznia fitoi dhe bashkë me të edhe kalimin në turin e dytë të Ligës së Kampionëve për femra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!