Xhemajli të fala nga ‘Kina’

Blerim Xhemajli shëtiti në Kinë por në 8 muaj nuk zbriti në fushë për një ndeshje zyrtare futbolli.

Ish- futbollisti i Torinos dhe Bolonjës ishte transferuar në Azi për të luajtur me Shenzen por për shkak të pandemisë globale Koronavirus, kampionati u ndal.

Mesfushori ka njoftuar lamtumirën e tij në Instagram. “Gjërat nuk shkojnë gjithmonë në mënyrën që ne duam. Gjithësesi, pata kënaqësinë të takoja njerëz fantastikë, të njihja një vend fantastik, një kulturë të re dhe një qytet të pabesueshëm. Faleminderit Kinë! Faleminderit Shenzhen FC ”.

Ndërkaq, klubi dhe futbolliti janë ndarë në marrëveshje të plotë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!