Luka Toni vizitohet nga “hajnat”

Momente të vështira për familjen Toni në Modenese të Italisë. Ish- sulmuesi i famshëm me axurrëet dhe disa skuadra në Seria A, kaloi një mbrëmje ankthi dhe frike të enjten.

Katër hajdutë, tre në shtëpi dhe një jashtë, thuhet se kanë tentuar ta grabisin ish-kampionin e botës me Italinë.

Në dëshminë e Luka Tonit, deklarohet se grabitja ka ndodhur të enjten mes orës 19:30 dhe 21:30.

Për fat të mirë, Toni me bashkëshortën dhe fëmijët e tij nuk kanë pësuar asgjë. Policia po heton dhe vëzhgon kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmën e grabitësve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!