Denaj: Shpresojmë në një zgjidhje permanente

Në lidhje sot me ‘News 24’, Anlia Denaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë bën hapa prapa lidhur me mundësinë e gjetjes së dialogut Ligë-Ministri duke deklaruar se Ministria që ajo drejton i mbetet besnik variantit aktual të Ligjit për Sponsorizimet.

Në fakt Ligji i Sponsorizimit është kërkesa numër 1 e Ligës Profesioniste të Futbollit ndaj priten të tjera zhvillime me futbollin e luajtur që sërish duket se do të presë…

Sot mund të flasim vetëm për dialog dhe zgjidhjen do ta shikojmë në ditët në vijim nëse të dyja palët do të duhen të kuptojnë cilat janë argumentat nga Minsitria e Financave dhe përse japim këto propozime”,thotë ministrja Denaj.

Denaj:
Më herët jemi takuar këtë javë me përfaqësuesit e Ligës për të diskutuar disa nga pikat që kanë shtruar për zgjidhje në Minstrinë e Financave. Ne kemi ardhur me një propozim shtesë në kuadër të Ligjit të Sponsorizimit dhe shpresojmë që të diskutimi të vijojë për një zgjidhje permanente. Sot mund të flasim vetëm për dialog dhe zgjidhjen do ta shikojmë në ditët në vijim nëse të dyja palët do të duhen të kuptojnë cilat janë argumentat nga Minsitria e Financave dhe përse japim këto propozime.

Nga pala e Minstrisë ne kemi qenë gjithmonë të hapur për dialog dhe jam shumë e kënaqur që u ulëm për të folur, sepse nuk mund të flasim në distancë, ndërkohë unë dhe më herët në daljet publike e kam adresuar se përse nuk pranojmë pikën e tyre të parë të tatim-fitimit që një pjesë e konsiderueshme të shkojë automatikisht në formatin që ata kërkojnë. Ligjin e Sponsorizmit përtej dy ndryshimeve të bëra më herët, propozojmë dhe një të tretë, për të rritur investime dhe financimet në sport.

Pra, ne i qëndrojmë linjës duke sjellë një element të tretë për ta pasuruar dhe dhënë nxitje më të mëdha. Për TVSH-në i mbahemi direktivës së BE-së dhe nuk mund të lëvizim jashtë saj. Me palën tjetër, ksihim mirëkuptimin e tyre dhe ishin të kënaqur me atë që u kishim ofruar, ndërsa gjobat është çështje më e gjerë se sporti. Është një ndryshim që kërkon një qasje për të gjitha gjobat. Duhet parë në totalitet, nuk ka të bëjë vetëm me Ligën.

Çështja kryesore nuk lidhet me fondin, por me mënyrën e realizimit. Ne i qëndrojmë që bizneset që kanë interes të sponsorizojnë të ndjekin Ligjin e Sponsorizimit dhe element të veçantë të tij. Liga ka kërkuar më herët që një pjesë të shkëputet nga tatim-ftimi dhe të kalojë te sporti dhe futbolli. Ne mendojmë që Ligji Sponsorizimit është rrugëtim më i qëndrueshëm, më i saktë dhe më transparent. Ky është qëndrimi i Minsitrisë së Financave.

Nuk mund të debatoj me zotin Duka, po të ishte në tavolinë, do të bisedonim për këto gjëra. Ai dërgoi persona të tjerë, të cilët ishin të mendimit ndryshe”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!