Selmani e Domgjoni, fitorja e parë…

Menemenspor i Ligës së Parë turke në përbërje të të cilit janë Gentian Selmani në portë dhe David Domgjoni në mbrotje arrin të marrë fitoren e parë sezonale.

Këtë mbrëmje skuadra vendase ia doli të mundë një emër pretendent të kësaj lige si Bursaspor në shifrat 2-1. Fillimisht ishin miqtë që kaluan përpara në pjesën e parë (11′) por në të 24-ën Menemenspor barazoi 1-1.

Në fraksionin e dytë Annae në minutën e 89′-të i ka dhënë fitoren vendasëve duke shënuar një gol shumë të rëndësishëm.

Vendimtar portieri kuqezi Selmani pasi në disa raste ka shpëtuar kuadratin nga gola të sigurtë. Paraqitje mjaft të mirë bëri edhe Domgjoni.Pas kësaj fitorjeje. skuadra e shqiptarëve u largua nga vendi i fundit si me katapultë duke u ngjitur 4 vende (14) në të tabelë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!