Istanbulspor ndalet në shtëpi, Menemenspor…

Skuadra e Rrocës dhe Abazajt, eviton humbjen me dy gola pas minutës së 90′-të. Skuadra tjetër e shqiptarëve, Menemenspor luan pas pak me Bursaspor

Nëse javën e kaluar ishin heronjtë e një fitorjeje fantastike në transfertë (0-3 dy gola Rroca) sot Eduart Rroca dhe Kristal Abazaj me Istanbulsporin e tyre zhgënjyen në shtëpi për javën e 6-të Ligës së Parë turke.

Në fakt, të dy futbollistët shqiptarë kanë luajtur deri në fund, Rroca 90′ teksa Abazaj u zëvëndësua në të 86′-ën) duke dhënë maksimumin në fushë ndaj Akisar me të cilin edicionin e kaluar u aktivizua Sokol Cikalleshi (8 gola).

Miqtë shënuan dy gola në pjesën e parë duke e bërë tejet të vështirë takimin. Në të dytën, Istanbulspor insistoi dhe besoi deri në vërshëllimen e fundit duke e kthyer fundin e ndeshjes në një dramë të vërtetë.

Në të 90′-ën shënoi të parin ndërsa në të 96′-ën, gjeti barazimin duke evituar humbjen. Pas kësaj jave, skuadra e Rrocës dhe Abazajit ka lëshuar vendin e parë.

Ndërkaq pas disa minutave (18:00) në fushë zbret edhe Menemenspor i G. Selmanit dhe Domgjonit. Në fushën e tyre presin Bursaspor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!