Reja: Pres një sfidë të nivelit të lartë, dua rezultat pozitiv

Siç dhe ishte planifikuar, Edi Reja tekniku kuqezi, në Almati doli përpara mediave për tu përgjigjur mediave të interesuara. Në vigjilje të takimit për Grupin C4, Ligën e Kombëve, mes Kazakistanit dhe Shqipërisë nesër (15:00), trajneri tha:

Pres një paraqitje të nivelit të lartë edhe pse Kazakistanin e njoh mirë dhe është një ekip i mirë. Ndaj duhet përkushtim, vëmendje e përqendrim maksimal’thote Reja.

“Ishte një moment i vështië, pasi vinim nga fitorja në Bejllorusi, mendonim se do të vazhdonim të luanim si atje dhe të fitonim, por humbëm për një dëmtim. Mendoj se rezultati më i drejtë mund të ishte barazimi. Gjithsesi, asgjë nuk është kompromentuar, asgjë, jemi të gjithë me 3 pikë ndaj asgjë nuk është kompromentuar. Jemi katër skuadra me ambicie për të bërë rezultat ndaj edhe ne do të mundohemi të bëjmë ndeshjen e mirë ndaj Kazakistanit. Sipas mundësive tona kemi punuar mirë, pres një paraqitje të nivelit të lartë edhe pse Kazakistanin e njoh mirë dhe është një ekip i mirë. Ndaj duhet përkushtim, vëmendje e përqendrim maksimal

Në ndeshjen e kaluar kemi pësuar një gol ku një lojtar i yni e pasoi mbrapa topin pa e kuptuar që ia dha kundërshtarit. Është gabim por ndodh , na ndodhi e ne humbëm. Ishte një pasim aq i thjeshtë sa u bë ky gabim nga pikëpamja individuale, jo ekipore, ndaj e quaj si dëmtim.

Kazakistani është shumë i organizuar, ka dy organizatorë në krahë  dhe Islamkhan është lojtari kryesor. Nuk të jep pikë referimi dhe është shumë i rreikshëm. Është ekip i fortë fizikisht, por është edhe skuadër e aftë teknikisht, në mesfushë e lart, sidomos në krahë ka shumë shpejtësi.

Nuk ka pika të dobëta, pashë skuadër të organizuar mirë edhe në fazën mbrojtëse ndaj për ne do të jetë e vështirë. Ata mbyllen shumë mirë, bëhen thuajse 5 lojtarë mbrapa plus 5 që kthehen dhe mbyllin hapësirat ndaj ke vështirëis të futesh në zonë se janë shumë të organizuar. Ndaj duhet të shfrytëzojmë shpejtësinë në krahë dhe fazën sulmuese. Nuk janë shumë të shpejtë në mbrojtje dhe ne kemi të shpejtë në sulm, nuk kemi strukturë fizike, por do të shfyrtëzojmë karakteristikat tona.

Ne na intereson të bëjmë një paraqitje të mirë dhe kur bën paraqitje të mirë, bën edhe rezultat zakonisht. Urimi im është të arrij të bëj rezultat, që do të thtoë jo të humbim se vijmë nga humbja. Nuk duam të kompromentojmë kandidaturën tonë për të qenë ekipi favorit në grup. Pastaj luhet gjithmonë për të fituar, hyn në fushë për fitore, por duhet të shohësh kë ke përballë”, Reja.

Konferenca: Video

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!