Kuqezinjtë, stërvitje të lehtë në Almati
Udhëtim raskapitës me mbi 6 orë fluturim, stërvitje e lehtë dhe akomodim në hotel dje dhe Kombëtaren kuqezi e cila nesër luan në kazakaistan me vendasit për Nations Grupi C4.
Sot një tjetër seancëe lehtë dhe më pas axhenda e ditës ku tekniku Rja pritet të dalë në konferencë shtypi në 17:30.
FSHF njofton:
“Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati të Kazakistanit në prag të ndeshjes së Nations League ndaj vendasve.
Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja kuqezinjtë zbarkuan në qendrën stërvitore të klubit FC Kairat, ku zhvilluan seancën e radhës. Lojtarët kanë bërë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike.
Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës.
Programi i kuqezinjve vazhdon me stërvitjen zyrtare para ndeshjes, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.”-shkruan FSHF.