Kallaku: Keqardhje, meritonim më shumë

Sherif Kallaku nga kapiten i U21, katapultohet te Kombëtarja A. E nisi futbollin me moshat e Partizanit, te Laçi u afirmua, Teuta e ‘poqi’ dhe tani në kampionatin kroat me Lokomotiva Zagreb.

Fati e deshi që futbollisti i Lokomotiva Zagreb të vishte fanellën e rëndë të Kombëtares në Kazakistanin e largët duke treguar shpesh se klasi në përdorim të topit dhe fantazia janë armët më të forta të 22 vjeçarit nga Fushë-Kruja.

Në mikrofonët e RTSH-së për emisionin “Kuqezi”, Kallaku tha:

Ndjej keqardhje, sepse kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Duhet të shfrytëzonim rastet dhe të ishim më të qetë. Fati nuk ishte me ne. Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kjo ndeshje iku tani.”

Ambientimi: Mendoj që, duke parë vështirësitë që kishim me ambientimin e skemës së re, trajneri vendosi ta kthente në 3-5-2. Vendosi që unë dhe Bare të ishim në qendër majtas dhe djathtas. Nuk kisha lirshmërinë time siç duhej. U mundova të përshtatesha dhe të luaja thjesht për të qenë sa më i saktë. Mendoj që jemi përshtatur shumë mirë, duhet të rregullojmë aksionet para portës, kjo na mungoi.”

Goditja e portës: “Në ndeshjet e ardhshme do të kem gjuajtje më të mira. Ishte çështje sekonde dhe vendosa ta gjuaja shpejt, duhet të finalizoja më mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!