Gjilani vesh me të kuqe Çyrben

Nuk u tha kurrë se pse palët i ndanë për herë të dytë rrugët. Arbër Çyrbja pasi u aktivizua te Teuta fill pas largimit nga Kukësi, sërish doli ‘tepër’ te ‘djemtë e detit’.

Megjithatë te aftësitë e tij, ka besuar Gjilani në Ipko Superligën e Kosovës i cili teknikisht drejtohet nga vlonjati Gentian Mezani. Një lojtar cilësor për të rritur grupin gjilanas në objektivët sezonalë.

Komunikata e klubit në rrjete:

“Sport Club “Gjilani” me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja.

Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vjen nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenjua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Për 26 vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tijë profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasiqë sulmuesi këmbëshpejt përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit.

Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.

Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll”- shkruan klubi kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!