Revolucion te Prishtina, Ramadani ‘zbyth’ Dallkun

Ish-trajneri i Flamurtarit të Vlorës në 2016, e cilëson skuadën e re, Prishtinën, klubin më të madh në rajon.

Prishtina shkrokon në mënyrë të beftë Armend Dallkun nga roli i trajnerit. Dhe si një rrufe në qiell të hapur, vendosi të zyrtarizojë shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Zekirija Ramandanin në krye të stolit kryeqytetas.

Për dallkun nuk mjaftoi trofeu i Kupës së Kosovës për të ecur me projektin e radhës. Nga ana tjetër Ramadani nga Maqedonia e Veriut, me eksperiencë jo vetëm në Kosovë por dhe në Shqipëri, katapultohet për të bërë më mirë.

“Është privilegj i madh për mua të drejtoj Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është ndër klubet më të mëdha në rajon. Normalisht që duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit, të cilët i falënderoj për besimin që më dhanë për të drejtuar Prishtinën. Shpresoj dhe besoj se deri në fund të arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, stafin teknik dhe te drejtuesit”, u shpreh Ramadani pas firmës.

Klubi e ka postuar në rrjete lajmin:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!