Mici zgjedh ngjyrat e Prishtinës…

 29 vjeçari Mici, një tjetër aset i Superiores ndjek Ipko-n në Kosovë.

Gledi Mici bëhët fakt i kryer te Prishtina. Klubi i kryeqytetit kosovar, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me 29-vjeçarin që deri pak ditë më parë ishte shumë pranë partizanit të Tiranës.

Postimi i Klubit:

“Ish-futbollisti i Kamzës (2009-2012), Flamurtarit të Vlorës (2012-2014), Kukësit (2015/16), Skënderbeut (2016-2018) dhe së fundi i Shkëndijës së Tetova (2018-2020), i bashkëngjitet fanellës bardhekaltër nga Prishtina.

Mici, 29 vjeç, i lindur më 06.02.1991 në Tiranë, ka qenë ish-reprezentues i kategorive U-17 dhe U-21 të Shqipërisë dhe me gjithë ofertat e shumta anekënd Kosovës dhe Shqipërisë, ai vendosi për klubin e Prishtinës. Për faqen e skuadrës bardhekaltër Mici deklaroi: “Është e vërtetë, kam pasur oferta, por isha i fokusuar diku në Turqi apo Greqi.

Gjithsesi tani gjithçka ka përfunduar dhe jam pjesë e Prishtinës, duke pasur tërë fokusin në suksesin në ambientin e ri. Aq sa di, Prishtina është vetë futbolli i Kosovës, emri më i madh në vend, por me titullin e munguar dhe unë dua të provoj këtë sfidë të re, të sjell suksesin ndaj ambicieve të klubit. Pres që të jap maksimumin dhe karshi kësaj në fund të sjellim titullin.

Në Prishtinë kam gjetur bashkëlojtarët e dikurshëm te Skënderbeu, Abazin e Lilajn, dhe patjetër që do të ndihem dhe komod si në shtëpinë time në krah të tyre e që veçmas i çmoj për djem të mirë e fantastikë, përveçse si futbollistë cilësorë”.

Ndërkaq, Prishtina ka siguruar edhe shërbimet e portierit 22 vjeçar nga Kroacia, Ivan Jeliç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!