Ber Sheva ndryshe, humbi 3-1…

Kundërshtari i Laçit në Europa League në enjten në Elbasan Arena (19:00) Hapoel Ber Sheva, pësoi një humbje shokuese dje për javën e dytë të kampionatit izrealit.

Skuadra fituese e ‘State Kup’ edicionin e fundit, u mund 3-1 nga Makabi Haifa duke dëshmuar se skuadra aktuale e Abukasis, nuk e ka shkëlqimin e dikurshëm. Itamar Shvirio, sulmuesi 22 vjeçar, autori i golit për Ber Shevan.

Ndërkaq, Ber Sheva ka larguar shumë futbollistë me të cilët Laçi u ndesh një vit më parë po për Europa League. Ben Biton, ish-kapiteni i është bashkuar Hapoel Tel Aviv. Holandezi Nigel Haselbaink i larguar, po pa skuadër, ndërsa sulmuesi Ben Sahar, ka kaluar te qipriotët e APOEL.

Edhe portugezi David Simao ka ikur por afrimi Elton Akolaste, mesfushorit holandez, duket forcë e shtuar. Në skuadër edhe autori i golit në Laç edicionin e kaluar (minuta e 78′) Gal Levi.

Sakaq, Ber Sheva ka prezantuar së fundi edhe bluzen dytësore (çeleste) e cila vjen shumë larg tradicionales së kuqe.

Vemendje ndaj: Goldberg, Miguel Viktor, Noar Sabag.

Për të konstatuar ndyshimet, ‘Sporti im’ sjell më poshtë vendosjet taktike të Hapoel Ber Sheva dhe Kf Laçi një vit më parë (18.07. 2019):

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!