Kukësi në testin për COVID-19, nesër përgjigja

Nga Tropoja në Elbasan. Verilindorët e Skënder Gegës po punojnë intensivisht pë tu përballur me ‘ujqërit’ gjermanë të Volfsburg të enjten në ‘Air Albania Stadium’ për turin e dytë kualifikues në EL.

Në aspektin e kontigjentit, Kukësi është i gjithi gati. Me fjalë të tjera nënkampionët Gegës e kanë gjithë arsenalin gati. Gjithnjë nëse analizat e kryera sot për COVID-19 do dalin negative.

Përmes një njoftimi në rrjete, Kukësi ka njoftuar se lojtarët, stafi teknik dhe ai organizativ kanë kryer testin për COVID-19. Një prakzikë rutinë tashmë pas protokollit zyrtar të UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!