Volfsburgu shfaq ‘krizë’, largohet spanjolli

Kundërshtari i Kukësit të enjten në ‘Air Albania Stadium’ në turin e dytë kualifikues në Europë, Volfsburg, fitoi në transfertë 1-4 me modestët e Union Fustenvalde për Kupën (DBF) e Gjermanisë.

Momentet e fundit, klubi ka njoftuar në rrjete se ka disa probleme të vogla me lojtarë si spanjolli Kamaço 30 vjeç që njofton se mbyll karrierën (!).

Mbrojtësi brazilian Uliam Furtado edhe sot ka kryer seancë rehabilitimi pas vuan një dëmtim të lehtë…

Admir Mehmedi shqiptari nga Gostivari, prej 3 edicionëve është në forcë të ‘Ujqërve’ gjermanë. Kujdes brazilianin sulmues Zhoao Viktor, pasi edhe në kupë shënoi një dopietë.

Kevin Mbabu, 25 vjeçari zvicerian, një tjetër futbollist i rëndësishëm në mesfushë për skuadrën e teknikut austriak Glasner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!