Kukësi pret rinovimin e… Musollit

Verilindorët presin në ‘Air Albania Stadium’, Volfsburgun e Bundesligës në 17 shtator për Europa League. Klubi në fazë organizimi…

Kukësi i Skënder Gegës, përpos shortit të vështirë në turin e dytë me Volfsburg në Europa League, është duke kaluar momente të vështira edhe në organizim.

Kështu, me impiantin ende larg për t’u rehabilituar, ka edhe çështje me afrime, largime, apo ‘mosbindje’ për të vijuar me blutë e Kukësit. Valon Ethemi, vërdalloset në Europë me mendjen te Zaglebie Lubin në Poloni. Kukësi nuk e lejon…

Por dhe Musolli, ndër mesfushorët më të mirë në qarkullim, nuk dëshiron të ecë më me verilindorët. Pjesë e Kukësit prej 8 edicioneve, numri 23, preferon të kthehet në Kosovë. Edhe Limaj ka ngërç me drejtuesit për punë klauzole.

Për Gegën trajner, vetë objektivët e klubit, situata aktuale nuk është ndër më të mirat…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!