Prezantohet Harmon, tri vite te Laçi

Sulmuesi me një përfaqësim në Kombëtaren e Liberisë, që nesër nën urdhrat e trajnerit Cungu. Bardhezinjtë luajnë me 17 shtator në ‘Elbasan Arena’ me Hapoel Ber Sheva në turin e dytë të Euroligës.

Laçi ka prezantuar sot zyrtarisht futbollistin më të ri në radhët e tyre liberianin 24 vjeçar Van Dejv Harmon.

Laska kishte kohë që kishte pikasur sulmuesin e Feronikelit dhe pasi e bëri lajmin publik 2 ditë më parë, ka ngarkuar sot drejtorin sportiv Naim Halili për ta prezantuar si blerjen më të re bardhezi.

Sulmuesi ka firmosur për tri vite dhe do të mbajë fanellën me numër 20. Një shenjë që tregon se kurbinasit besojnë fort te kualitetet e lojtarit të ish-skuadrës së Toverlanit por dhe një tregues se Nuabueze mund të lëvizë për një shumë kolosale…

Harmon më parë ka luajtur në Maltë, Senegal, dhe Çeki, ndërsa tani do të vishet bardhezi. Me shumë gjasa, nesër, do të vihet në dispozicion të Cungut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!