Teleteksti i mbrëmjes…

Në këtë Rubrikë, lajme flesh që nuk janë pasqyruar gjatë ditës në faqet e ‘Sporti im.al’

727: Monza ka mësuar se Silvio Berluskoni sipas mediave italiane figuron me COVID-19.

727: Klubi i Gjilanit ka njoftuar në rrjete se ka arritur marrëveshje me futbollistin kroat, Tomislav Sorsa.

727:Besa e Kavajës triumfon ndaj Skënderbeut të Korçës në ‘Tropikal’. Verdhezinjtë fituan 1-2, teksa në gol vajtën B. Lila dhe Peqini. Për skuadrën e Ahmatajt shënoi Zheleku.

727: Erzeni i Shijakut i drejtuar nga Dorian Bubeqi, ka në plan dy miqësore të shpejta. Të shtunën me korçarët në ‘Tropikal’, ndërsa të mërkurën e ardhshme me Besëlidhjen në Lezhë.

727: Kosova u stërvit mbrëmjen e sotme në ‘Tardini’ të Parmës, aty ku iu bashkuan 7 lojtarë të tjerë të listuar nga Shaland.

727: Mesfushori i Liverpulit, Xhorxhinio Vijnaldum, 29 vjeç, ka rënë dakord për një kontratë tre-vjeçare për t’u bashkuar me Barcelonën, për rreth 15 milionë euro. “Reds” thonë se nuk kanë pasur asnjë kontakt nga klubi spanjoll për këtë çështje.

727: Mesfushori sulmues i Bayer Leverkusen, Kai Havertz, 21 vjeç, të dielën ka kryer kontrollet mjekësore për t’u bashkuar me Çelsin, pas një marrëveshjeje prej 72 milionë paund. Gjermani pritet të zyrtarizohet nga çasti në cast.

727: Mançester Junajtid nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me 20-vjeçarin Zhadon Sanço të Borusia Dortmund. Anësori i Anglisë të thotë publikisht, se dëshiron të qëndrojë në Gjermani.

727: Paris SG ka bërë një ofertë prej 25 milionë plus, plus 5 milionë shtesë, për mbrojtësin e djathtë të “topçinjve”, Hektor Belerin. Edhe Bajern Mynih dhe Juventus janë të interesuar për mbrojtësin 25-vjeçar të Spanjës.

727: Lojtari i Real Madrid dhe Kolumbisë, Hames Rodriguez dhe mesfushori brazilian i Napolit, Alan, të dy nga 29 vjeç, do të kryejnë vizitat mjekësore në Everton, para se të përfundojnë në “Goodison Park” te Ançeloti.

727: Çelsi kërkon 80 milionë paund për mesfushorin N’Golo Kante, për të cilin janë të interesuar “zikaltrit” e Inter. Gjithsesi, 29-vjeçari Kante, është i etur të qëndrojë me “blutë” e Londrës.

727: Leiçester ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 22 milionë paund për të nënshkruar me mbrojtësin 24-vjeçar të Belgjikës, Kastanje, që luan me Atalantën.

727: Trajneri i Totenhem, Zhoze Murinjo është i gatshëm të shesë për 60 milionë euro mesfushorin 23-vjeçar të Francës, Tangui Ndombele, i cili u bashkua me klubin vetëm në korrik 2019.

727: Kepa Arrizabalaga portieri i Spanjës, 25 vjeç, është i përgatitur të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij te Çelsi. Lampard e pati deklaruar jashtë pëanëve

727: Paris SG ka kontaktuar me mbrojtësin e Interit dhe të përfaqësueses së Sllovakisë, Milan Shkriniar, i cili është gjithashtu në shënjestër të Totenhem.

727: Juventus ka gati fanellën bardhezi, për sulmuesin e Barcelonës Luis Suarez, 33 vjeç, ose sulmuesit të Romës, Edin Dzeko, 34 vjeç.

727: Al Nasr i ka ofruar mesfushorit gjerman të Arsenalit, Mesut Ozil, 31 vjeç, një kontratë prej 20 milionë eurosh, për t’u bashkuar me skuadrën saudite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!