Ish-lojtari i Tiranës në Zagreb

Ish-mesfushori i Tiranës gjatë edicionit 2016-17, Reuben Acquah, nga Ried (Austri), i bashkohet shqiptarëve te Lokomotiva Zagreb.

Ganezi në karrierën e tij ai ka luajtur për Meshelen në Belgjikë, LASK, Pashing, Hartberg dhe Ried në Austri për tu bashkuar së fundi me bardheblutë e Zagrebit.

Ish-lojtari i Tiranës, nënshkroi një kontratë katër-vjeçare me skuadrën ku shumë përgjegjësi për sektorin e merkatos ka edhe tekniku dhe skauti shqiptar Besnik Prenga.

Klubi e ka zyrtarizuar në Twitter duke i uruar mirëseardhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!