Teleteksti i mbrëmjes…

727: Zyra e shtypit në FSHF, njofton mungesën e Marash Kumbullës për dy ndeshjet e Kombëtares ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë.
727: Teuta e Durrësit fiton për herë të parë Superkupën e Shqipërisë. Mund Tiranën në Elbasan 1-2.
727: Në orët e para të mëngjesit të sotëm, skuadra e Vllaznisë është nisur drejt qytetit të Korçës, ku do të përfundojë fazën përgatitore para fillimit të kampionatit të 82-të të Superiores, planifikuar për më 12 shtator.
727: U zbardh sot kalendari i La Ligas (nis me 13 shtator). Klasikja Barcelona-Real Madrid në 25 tetor.
727: Lionel Mesi mungoi në seancën e parë te skuadra katalanase. Pritet të gjobitet me 1 milion euro gjobë nga Barcelona.
727: Mançester Siti është i përgatitur të paguajë 450 milionë stërlina për sulmuesin 33-vjeçar të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Mesi, si pjesë e një plani 5-vjeçar me Nju Jork Sitin.
727: Mançester Junajtid po zhvillon bisedime intensive me Aston Vilën për të arritur një marrëveshje dhe kalimin e “playmakerit” 24-vjeçar anglez Xhek Grijlesh, në radhët e “djajve të kuq”.
727: Totenhem u përpoq t’i rrëmbejë Mançester Junajtid mesfushorin 23-vjeçar të Ajaksit, Doni van de Bek. Por dështoi, holandezi pritet me orë të zyrtarizohet në radhët e skuadrës së Solskajerit.
727: Arsenali është i vendosur t’i ofrojë portierit argjentinas Emiliano Martinez, 27 vjeç, një marrëveshje të re. Të njejtën gjë do ta bëjë edhe për mbrojtësin 23-vjeçar Ainslej Maitland-Niles, që të mos largohet nga “Topçinjtë”
727: Portieri 25-vjeçar i Spanjës, Kepa Arrizabalaga, për të cilin u përfol largimi nga Çelsi, dëshiron të qëndrojë në klubin “Stamford Bridge” dhe të luftojë për vendin e tij poshtë katërkëndshit të portës.
727: Mesfushori i Barcelonës dhe i kombëtares së Kilit, Arturo Vidal, 33 vjeç, është shprehur e është i gatshëm për një kthim në ish-klubin e Juventusit.
727: Trajneri i Interit, Antonio Konte nuk e fsheh faktin se dëshiron të nënshkruajë një kontratë me mesfushorin e Francës, N’Golo Kante, 29 vjeçarin që luan me Çelsin.
727: Sulmuesi francez i Uest Hem, Sebastien Haller, 26 vjeç, ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me skuadrën gjermane të Bundesligës, Hertha e Berlinit.
727: Barcelona duhet të paguajë 12 milionë stërlina si dëmshpërblim, nëse dëshiron të anulojë kontratën e sulmuesit 33-vjeçar të Uruguajit, Luis Suarez.
727: Lids Junajtid është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin argjentinas të Udinezes, Rodrigo de Paul, por u është thënë, se çdo lëvizje për 26-vjeçarin do të kushtonte 31 milionë. Te Lids po mendohen.
727: 34 vjeçari David Silva rezulton pozitiv për Covid -19. Spanjolli sapo ka nënshkruar për Sociedad në La Liga.