Kukësi nuk gabon, blindon Mustën

Emiliano Musta, 28 vjeçari elbasanas, eviton interesimin e skuadrave të tjera dhe blindohet te Kukësi. Futbollistit i kishte mbaruar kontrata, mirëpo palët kanë gjetur me shpejtësi gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar deri në vitin 2022.
Në fakt mesfushori i linjës së majtë ka disa edicione që shfaqet në nivele të larta.Fituesi i Aktetës së ‘Sporti im.al’ për formacionin ideal (2018-19) teksa mbante uniformën e Flamurtarit, pritej që pas përfundimit të kontratës me verilindorët t’i bashkohej Partizanit të Ilir Dajës ose si alternativë të dytë të kishte kalimin jashtë kufinjëve. Kukësi nuk mund të gabonte…
Postimi i klubit:
“Emiljano Musta mbetet futbollist i Kukësit edhe për 2 sezonet e ardhshme! Pasi i përfundoi kontrata me ekipin tonë, futbollisti dhe drejtuesit kanë diskutuar për të ardhmen dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e saj.
Mbrojtësi nga Elbasani, do të jetë pjesë e Kukësit deri në verën e vitit 2022! Suksese Emiljano”.
