Vllaznia, nesër miqësore me Devollin…

Skuadra e Vllaznisë, që nga dita e djeshme është akomoduar në qytetin e Korçës, për të zhvilluar atje përgatitjet e fundit para fillimit të kampionatit të 82-të të Superiores.
Ndërkohë, drejtuesit shkodranë do të deklaronin, se gjatë këtyre ditë në qytetin juglindor, do të mundoheshin të siguronin edhe ndonjë miqësore, që do të ishte e nevojshme për harmonizuar veprimet e skuadrës, pas prurjeve gjatë merkatos së verës.
Dhe miqësorja nuk ka vonuar. Mësoset se, nesër pasdite, në orën 17:00, Vllaznia do të përballet me skuadrën e Devollit në stadiumin e qytetit të Bilisht, ku edhe është duke u stërvitur që nga dita e djeshme.
Pas humbjes 0-1 në miqësoren e Pukës ndaj Teutës, skuadra shkodrane e Vllaznisë ka fituar me Kastriotin 1-0 në Fushë-Krujë, si dhe ka mundur 2-1 në “Loro Boriçi” ndaj Erzenit.
Takimi i nesërm ndaj Devollit të Bilishtit, do të jetë miqësorja e katërt e shkodranëve nën udhëheqjen e gjermanit Tomas Brdariç.