Superkupa për herë të parë i shkon Teutës

Është Teuta e Edi Martinit fituesja e Supërkupës numër 27

Në finalen e luajtur sot në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit, ndeshja mes Tiranës kampione të edicionit 2019-20 dhe Teutës, fituese e Kupës së Shqipërisë po gjatë sezonit të shkuar, përfundoi 1-2 për durrsakët.

Hebaj kthehet në protagonist pozitiv për Teutën, duke shënuar të dy golat e ‘djemëve të detit’ në të 22′ dhe 34′. Tirana, futet vonë në ndeshje, por ai gol i shënuar në të 77′ nga Jurgen Vrapi ishte për vitrinë.

Bardheblutë nuk ia dolën të barazonin edhe pse për shumë minuta luajtën me një futbollist më shumë në fushë. Arapi për Teutën, mori të kuqe gjatë fraksionit të dytë (66′).

Ishte trofeu i parë i edicionit 2020/21.

Golat:

22′: Gol Teuta, shënon Hebaj. Goditje dënimi për durrsakët nga jashtë zone, topi i goditur shkon te portieri Lika. Ndal veterani, por e lë topin në zonë. Vjen Hebaj dhe 0-1.


33′: Penallti per Teuten e fiton Lorenco Vila pas pengimit nga Najdovski.
34′: 0-2 shënon Hebaj. Lika pret penalltinë e gjuajtur nga L.Vila, por Hebaj ndjek shpejt dhe shënon golin e dytë.

77′: 1-2. Gol Tirana me Jurgen Vrapin. Vangjeli nis një top pas shpine për Ismajgecin. Topi kthehet në qëndër të zonës, teksa Vrapi me një goditje fantastike me të majtën e depoziton në rrjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!