Çokaj e Mersinaj në fushë, Kallaku nxjerr golin
Nga Zagrebi vjen një superlajm për futbollistët shqiptarë. Pas tri javëve mes mëndyshjes për infeksion apo karantinës së detyruar nga klubi i Lokomotivës së Zagrebit, Enis Çokaj dhe Jon Mersinaj më në fund janë aktivizuar në ndeshje zyrtare.
Kështu sot ndaj Varazdin, ekipi shqiptar i Kroacisë, ia doli të marrë një barazim të vyer në transfertë 1-1.
Përpos lajmit, se dy futbolistët e U21, janë si ‘kokrra e mollës’, në këtë takim numri 59, Sherif Kallaku ( i kthehet numrit që mbante te Laçi) bëhet protagonist, duke dhënë asistin për Mario Budimir, teksa 34-vjeçari shënoi golin me vlerën e një pike. Në pjesën e dytë, u aktivizua edhe sulmuesi Indrit Tuci.
Kthimi i Çokajt dhe Mersinajt, lajm i mirë edhe për Alban Bushin te U21, paçka se këtë radhë, klubi nga Zagrebi, ka vënë barrierë për t’i lënë të lirë futbollistët në fjalë.