Çiklisti i rrëzuar, dyshime për objektin misterioz…

Hidhen dyshime të forta lidhur me sendet vetjake të çiklistit. Në ‘aferë’ drejtori sportiv, UCI nis hetimet.

Drejtori sportiv Bramati, kishte hequr me ngut një objekt misterioz nga xhepi i çiklistit, i cili u rrëzua në humnerë.

Që nga 15 gushti, një bluzë e verdhë ka marrë vemendjen kryesore në botën e çiklizmit.

Pas rënies katastrofike të Remco Evenepoel në xhiron e Lombardisë, një video ka qarkulluar në rrjetet sociale, që portretizon drejtorin sportiv Bramati teksa heq me ngut një objekt misterioz nga xhepi i sportistit, pasi ra në ‘pyll’ pas kaosit me garuesit mbi dy rrota.

Pamjet e shfaqura duket se kanë nxitur dyshime dhe kanë përfunduar edhe në zyrat e UCI, e cila ka vendosur të hapë një hetim zyrtar në Cadf (Fondacioni Çiklistik Anti-Doping) për të hedhur dritë mbi këtë episod.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!