Apolonia largon Mërgjyshin, italiani…

Lëvizje e paralajmëruar dhe një largim i ‘zbutur’ për Artan Mergjyshin

Apolonia duket se do të imitojë Dinamon në Kategori të Parë. Pas suksesit teksa me Mërgjyshin në timon, fierakët erdhen si kampionë të Kategorisë së Parë, mësohet se drejtimi teknik i Apolonisë së re, do t’i besohet Xhovani Kolelas, raporton Abcnews.al…

Italiani ka mbërritur tek Apolonia disa ditë më parë. Fillimisht u tha se ai iu bashkua bardhjeshilëve për të mbajtur rolin e drejtorit teknik, por gjërat kanë ndryshuar me shpejtësi. Në fakt, duket një lëvizje e paralajmëruar dhe një largim i ‘zbutur’ për Artan Mergjyshin.

Kolela ka drejtuar disa skuadra në Itali. Veçohet Como, Siena, Viçenca apo Rimini.

Aventura te Apolonia në Kategorinë Superiore, pritet të jetë risi për vetë teknikun, i cili me gjasa do të luajë rol determinant edhe te promovimi i kastës së re të futbollistëve të talentuar fierakë drejt gadishullit fqinj.

Ndërkaq, klubi njofton se mbrojtësi Eljon Sota, ka kryer testin mjekësor për koronavirus dhe ka rezultuar negativ. Menjëherë pas konfirmimit të testit, Sota i është bashkuar Kombëtares U21 për dy ndeshjet ndaj Austrisë dhe Andorrës .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!