Vllaznia lë Shkodrën, nesër drejt Korçës…

Vllaznia duket se tani është gati, ka plotësuar organikën e skuadrës dhe po përgatitet t’i japi dorën e fundit përgatitjeve, për të qenë gati për 12 shtatorin, ditën kur është planifikuar të startojë kampionati i 82-të i Superiores.

Pas afro dy javësh stërvitje në Shkodër, kuqeblutë e Vllaznisë me në krye trajnerin e tyre gjerman Tomas Brdariç, nesër do të shtegtojnë drejt qytetit të Korçës, ku kanë menduar të përfundojnë me ngarkesat e larta fizike.

Gjatë qëndrimit në Korçë, ku kushtet klimaterike janë të favorshme, drejtuesit e Vllaznisë, po punojnë për të siguruar edhe një apo dy takime miqësore, të nevojshme për harminizimin e veprimeve tekniko-taktike të skuadrës.

Në javën e parë të Kampionatit të 82-të Kombëtar të Superiores, të planifikuar për më 12 shtator, Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi”, skuadrën fierake të Apolonisë, e cila rikthehet në futbollin elitar si kampionia e Kategorisë së Parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!