Nexhipi: “Nuk ka kundërshtar të lehtë”

Ish-mesfushori Nderim Nexhipi, i cili prej afro tri vitesh kryen funksionet e drejtorit teknik te Kukësi, ka folur për ndeshjen ndaj Slavias, e vlefshme për turin e parë të Europa League, që do të luhet të shtunën e 27 gushtit në “Air Albania Stadium”. Ai i vlerëson mjaft bullgarët e Sofjes, të cilën tashmë stafi kuksian i njeh mirë.

Merkatoja e Kukësit? “Kemi afruar lojtarë për të cilët kemi diskutuar me trajnerin për ku ka patur nevojë të përforcohemi. Do të shikojmë deri në fund, se ku do të shkojnë gjërat. Besoj ky do të jetë ekipi që do të përballet në Ligën e Europës javën e ardhshme”.

Slavia Sofia? “Është i përbërë thuajse nga lojtarë vendas. Kam një ish-shok skuadre në Maqedoni dhe kombëtaren e Maqedonisë , por është i dëmtuar. Kemi marrë informacion dhe e dimë se për çfarë ekipi bëhet fjalë. Stafi jonë i ka studiuar se kanë 3 ndeshje që të luajnë. Nuk ka kundërshtarë të lehtë. Të bëjmë maksimumin që nga minuta e pare”.

Analizat për Slavian? “Duke ditur që kur futet një njeri në Shqipëri s’ka nevojë për testime. Me rezultatet atje, kur të vijnë këtu, skuadra e Slavia s’do të kenë nevojë për të kryer teste”, është shprehur drejtori i Kukësit, Nderim Nexhipi për “Supersport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!