Nuabueze, 24 gola për trofeun ‘Këpuca e Artë’

Skuadra gati të niset për në Baku (Azerbajxhan), për tu ndeshur me Keshla (Europa League) sulmuesi bardhezi i gëzohet trofeut personal.

Kirian Nuabueze laurohet me trofeun e kryegoleadorit të Kategorisë Superiore për edicionin 2019-20. Sulmuesi nigeriano- amerikan, pjesë e Laçit që prej korrikut të kaluar e ‘shkrehi ‘ plot 24 herë në portat e 9-të skuadrave simotra që garuan bashkë me kurbinasit në elitë.

Nuabueze i afruar nga Drita e Gjilanit, shënoi edhe një gol ndërkombëtar ndaj Ber Sheva verën e shkuar teksa bardhezinjtë luanin në Europa League.

Qëndërsulmuesi 27 vjeçar, në turet e Kupës së Shqipërisë (aktivizuar vetëm ndaj Bylis), shënoi edhe një gol ndaj ballshiotëve në Laç (3-2).

Në klub thonë se Nuabueze, numri nëntë bardhezi, ka edhe një vit kontratë me Laçin por një superofertë nga jashtë, mund ti ndryshojë mendje Laskës president.

Ky është rasti i dytë në historinë 60 vjeçare të kurbinasëve që triumfojnë me ‘Këpucë të Artë’. Pas Altin Çukos në 1996 (21 gola), Kirian Nuabueze, shënon emrin si fitues për klubin me 20 pjesëmarrjeje në Kategorinë Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!