Shtubina goli i parë me Egnatian, Partizani për t’u… parë

Miqësore në ‘Nexhip Trungu’: Partizani- Egnatia 0-1 (Shtubina 16′)

Egnatia e ka seriozisht. Që kur angazhoi Gugash Maganin në timon, u duk qartë se te ekipi rrogozhinas ka plane për të bërë një skuadër pretendente në Kategori të Parë.

Sot në testin e luajtur në ‘Nexhip Trungu’, afrmi i bujshëm Ndriçim Shtubina,i ka mjaftuar skuadrës së Egnatias për të mundur Partizanin e Ilir Dajes. Në minutat e para të ndeshjes, shkodrani ka depozituar në rrjetë një penallti, e cila mbeti e pandyshuar deri në fund.

Raportohet, se miqësorja në çaste të caktuara ka patur acarime. Kryesisht nga pala e kuqe, e cila ka kontestuar gjykimin. Testi i kaluar me Korabin 1-1 dhe humbja e sotme me Egnatian, nuk janë sinjale të mira për skuadrën e Partizanit, e cila këto ditë po vuan edhe stresin e pezullimit të merkatos nga UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!