Anulohet ndeshja europiane e Prishtinës…

Ndeshja Lincoln Red Imps -Prishtina, duket se është mision i pamundur. Siç raportojnë mediat nga Gjibraltari, kanë qënë ssërish autoritet e shtetit të vogl europian që kanë vendosur veton duke anuluar takimin e programuar nga UEFA.

Shkaku po ai: klubit kosovar i dolën pozitiv tetë futbollistë.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej në ora 18:00 në Gjibraltar. “GBC News” e quan fakt të kryer dhe se kjo sfidë nuk do të luhet kurrë në fushën e lojës. Një situatë e cila e dërgon takimin për tu zgjidhur në tavolinë.

Gjithësesi, Prishtina gjëndet ende në hotel dhe pret vendimin nga qeveria e futbollit UEFA.Edhe klubi nga Prishtina, ka njoftuar në rrjete lidhur me anulimin e takimit kualifikues në europë.

Postimi i klubit të Prishtinës në ‘Facebook’

“Anulohet sërish ndeshja

Me vendimin e autoriteteve lokale të Gjibraltarit, përfundimisht ndeshja nuk do te zhvillohet.

FC Prishtina, ka qenë tërë kohën në kontakt me Delegatin e UEFA-s, autoritetet lokale dhe me selinë e UEFA-s. Nga autoritetet lokale, ekipit tonë iu është kërkuar të qëndrojë në karantinë dhe të mos lëvizë në asnjë mënyrë nga hoteli, kurse UEFA nuk ka marrë një vendim sot, përderisa vetëm ka përcjell vendimin e Autoriteteve Lokale të Gjibraltarit.

FC Prishtina, ka dërguar në UEFA edhe formacionin e mundshëm startues, pjesë e të cilit kanë qenë 10 futbollistë që kanë testuar negativ dhe 1 që sot ka testuar pozitiv, por që paraprakisht e ka kaluar COVID-19, para rreth 1 muaji, duke e bërë kështu shumë të çuditshëm testimin në Gjibraltar. Klubi ka shprehur gatishmërinë në UEFA që ndeshjen ta zhvillojë edhe pa zëvendësime, përkatësisht pa përfshirjen në lojë të asnjërit prej 7 futbollisteve tjerë që testuan sot pozitiv. Të gjithë 8 futbollistët që kanë testuar pozitiv në Gjibraltar, me t’ u kthyer në Kosovë, klubi do t’ i dërgojë në testim në laboratoret e licensuar nga UEFA, SynLab në Shkup, apo në Tiranë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!