“Grimca”, pas finales së Europa League…

● Sevilja ka një rekord perfekt në finalet e UEFA Cup / UEFA Europa League: gjashtë ndeshje, gjashtë fitore.

● Gjashtë trofetë e skuadrës spanjolle janë dy herë më shumë se të çdo skuadre tjetër europiane: Inter, Liverpul, Juventus dhe Atletiko de Madrid kanë fituar nga tri kupa.

● De Jong është lojtari i 12-të, që shënon dy gola në një finale të UEFA Europa League. Askush deri më tani, nuk ka regjistruar tris.

● Lukaku shënoi edhe në ndeshjen e 11-të të UEFA Europa League, duke zgjatur rekordin e tij si shënues (Alan Shirër është i dyti, në tetë ndeshje).

● Penalltia e minutës së pestë, solli edhe golin e parë të shpejtë në një finale, pas atij të minutës së tretë, realizuar nga Markus Babel për Liverpulin kundër Alavesh më 2001, gjithashtu në Gjermani, në Dortmund.

● Qendërmbrojtësi i Seviljes, Diego Karlos, ka shkaktuar penallti në çerekfinale, në gjysmëfinale, por dhe në finalen e radhës të UEFA Europa League. Veç, ai “gabimet” i shleu, shënoi edhe golin e fitores ndaj Interit, duke i dhuruar skuadrës së tij edhe trofeun e 6-të të saj në histori.

● Julen Lopetegi bashkohet me paraardhësit e Seviljes, Juande Ramos (2006, 2007) dhe Unai Emery (2014, 2015, 2016), Rafael Benítez (2004, 2013), Luis Molovnij (1985, 1986) dhe Kike Sánçez Flores (2010), si trajner fitues i UEFA Europa League.

● Katër golat ​​e pjesës së parë, në një finale të UEFA Europa League / UEFA Cup, barazuan rekordin e vendosur më 2001 dhe të përsëritur më 2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!