Kukësi, Laçi dhe Teuta nisin misionet europiane…

Tri skuadrat shqiptare në Ligën e Europës, shanse të mëdha kualifikimi. Shëmbulli është Tirana me fitoren ndaj Dinamo Tbilis 0-2 në Champions.

Kukësi, Laçi dhe Teuta, një javë larg ndeshjeve specifike me një takim në Europa League. Verilindorët e Skënder Gegës do të jenë në ‘Air Albania Stadium’ në ndeshjen me bullgarët e Slavias së Sofjes.

Në tri javë kampionat, rivali i Kukësit ka regjistruar dy humbje dhe një barazim, duke treguar se nuk gëzon stabilitet në vigjilje të ndeshjes europiane me shqiptarët.

Pas minifazës në Tropojë, Kukësi ka zënë Elbasanin dhe po bën kolaudimet e fundit përpara se të luajë në 27 gusht në kryeqytetin shqiptar me Slavian.

Laçi, e vetmja skuadër udhëtuese e këtij kometicioni do t’i duhet të luftojë në Azerbajxhan me Keshlën vendase. Ish-Inter Baku, fitoi javën e parë të kampionatit azer 0-1 ndaj Sumqayit, me një gol të shënuar në të 94′.

Në kampin laçian janë optimistë për kualifikimin. Me bardhezinjtë, goeladori i edicionit të shkuar Kirian Nuabueze me 24 gola. Pas afrimit të disa lojtarëve me eksperiencë, grupi duket i plotë dhe po stërvitet me regjim në Pezë. Kurbinasit do të udhëtojnë drejt Bakusë me çarter ditën e mërkurë paradite.

Teuta ka lënë ditët pukjane dhe është kthyer në Durrës. Edhe kundërshtari i Teutës, Beitar Jeruzalem, ka luajtur një sfidë këtë fundjavë, teksa dje për Kupë ka fituar jashtë shtëpie 0-1 me Makabi Netanjia.

Skuadra e Martinit, në testin e fundit me Vllazninë fitoi 1-0 duke luajtur në ‘Ismail Xhemali’ të Pukës. Një betejë me shumë të panjohura, pasi izrealitët duket se kanë koeficient më të lartë se kundërshtarët e Kukësit dhe të Laçit. Teuta ka kryer blerjen sezonale, Blerim Krasniqi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!