“Palmaresi” i trofeut, UEFA Europa League

Sonte, në orën 21:00, në Këln të Gjermanisë, do të zhvillohet finalja për UEFA Europa League, për sezonin 2019-2020.

Sfidantë për këtë trofeu janë spanjolët e Seviljes, që drejtohen nga Lopetegi, të cilët e kanë fituar këtë trofe edhe pesë herë më parë, si dhe italianët e Interit të Kontes, që edhe këta janë tri here fitues të këtij trofeu kontinental.

Duhet thënë, se që nga sezoni 1971-72 kur ka startuar ky event europian, UEFA Europa League, e dyta për nga vlerat kontinentale, e kanë fituar 28 skuadra të ndryshme. Ja dhe fituesit ndër vite…

5 trofe: Sevilja: 2006, 2007, 2014, 2015, 2016

3 trofe: Atletiko Madrid: 2010, 2012, 2018; Juventus: 1977, 1990, 1993; Inter: 1991, 1994, 1998; Liverpul: 1973, 1976, 2001

2 trofe: Borusia Mynshengladbah: 1975, 1979; Totenhem: 1972, 1984; Real Madrid: 1985, 1986; Goteborg: 1982, 1987; Parma: 1995, 1999; Fejënord: 1974, 2002; Porto: 2003, 2011

1 trofe: Mançester Junajtid: 2017; Anderleht: 1983; PSV Eindhoven: 1978; Eintraht Frankfurt: 1980; Ipsuiç Taun: 1981; Bayer Leverkusen: 1988; Napoli: 1989; Ajaks: 1992; Bayern Mynih: 1996; Shalke 04: 1997; Gallatasaraj: 2000; Valencia: 2004;  CSKA Moskë: 2005; Zenit: 2008; Shakhtar Doneck: 2009 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!